Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës 67 komisionerë të kapur me shkelje gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.
Numrin më të lartë të shkelësve sipas KQZ e ka Tirana, ku janë identifikuar 21 numërues të cilët akuzohen se kanë hequr apo kanë shtuar vota për kandidatë ose parti të ndryshme.
Emrat e komisionerëve:
1. Pëllumb Brusha
2. Lavdi Kajmaku
3. Ervin Kajo
4. Eraldo Kazija
5. Indrit Laçi
6. Oen Nallbani
7. Sajmir RushitI
8. Dritan Kerri
9. Arjan Tafa
10. Besmir Gaxha
11. Alti Elezaj
12. Enri Durmishi
13. Erisa Fero
14. Eda Begaj
15. Besjana Heremi
16. Klevis Sorra
17. Emirjan Hasa
18. Blerta Nure
19. Dritan Dango
20. Krisa Lani
21. Ervis Mansaku.
“Gjatë procesit të këqyrjes së mëparshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor krahasuar me numrin real të votave që u gjet në kutinë e votimit.
Në këto kushte KQZ vendosi të bëjë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të grupeve të numërimit. Kërkojmë nga ana juaj ndjekjen penale ndaj shtetave me detyrë anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në qendrën e votimit pasdi ka indicie se kanë konsuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i kodit penal për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në shkresën e KQZ.