Korrupsion dhe lëndë narkotike, Prokuroria vendos nën hetim 230 policë! SHÇBA nis verifikimet

Janë shumë efektivë të policisë së shtetit që në vend që të respektojnë e zbatojnë vullnetin e ligjit, shpesh herë e shkelin vetë atë.

Mbi 230 efektivë të policisë shqiptare janë vendosur nën hetim nga Prokuroria për afera të ndryshme që nga korrupsioni e deri te kultivimi i lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër, SHÇBA ka nisur verifikim për përgatitjen profesionale dhe psikologjike në Akademinë e Sigurisë.

Rasti më i fundit është i agjentit të krimeve në policinë e Dibrës, Arbër Sula, aktualisht në kërkim, i cili akuzohet për vrasjen e 29 vjeçarit Jurgen Duka, pas një konflikti të çastit në një market në Tiranë.

Por, rasti i agjentit të krimeve nuk është i vetmi.

Mes 230 punonjësve të policisë që dyshohet se kanë shkelur ligjin, 67 janë në nivel drejtues.

Ajo që bie në sy është fakti se kryesisht punonjësit e policisë të rinj në moshë veprojnë nën emocion duke përdorur pa hezitim armën e zjarrit./lbeu.com/