Korriku, muaji më i nxehtë i shekullit! U regjistruan temperaturat më të larta në 142 vjet

Muaji korrik i vitit 2021 është muaji më i nxehtë i regjistruar shekullin e fundit.

Temperaturat e kombinuara të sipërfaqes dhe ujit ishin për 0,93 gradë Celcius mbi mesataret e shekullit XX për korrikun, dhe ishte më e nxehta e matur që kur filluan matjet 142 vjet më parë.

Ky është rekordi më i lartë i temperaturës që është regjistruar ndonjëherë prej 142 vitesh në botë.

Lajmin e ka konfirmuar Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e SHBA-së.

“Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku i vitit 2021 e tejkaloi veten si korriku dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri shton shqetësimet për ndryshimin e klimës”, konfirmoi NOAA.

Temperatura ishte gjithashtu për 0,01 gradë Celcius më e nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në korrik 2016./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 12:01