Kontrollet në banesën e Ervis Martinajt në Surrel, asnjë familjar i pranishëm, çfarë mori policia

Policia ka kryer kontrolle në banesë n e Ervis Martinajt në Surrel mbrëmjen e sotme.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në banesë janë marrë vetëm dokumente, ndërsa brenda nuk ka pasur familjar të tij.

Më herët gazetari Artan Hoxha bëri me dije se në vilën e Martinajt në periferi të kryeqytetit po kryheshin kontrolle, ndërsa e cilësoi të vonuar një veprim të tillë.

Kujtojmë që në fund të vitit që sapo lamë pas policia bastisi banesën e tij në Fushë Kuqe, ku mes koshereve të bletëve u gjetën armë dhe unifroma policie.

Nga “mbreti i lojërave të fatit” nuk ka asnjë gjurmë që nga gushti i vitit të kaluar, teksa shpesh është aluduar se ai mund të jetë eliminuar nga kundërshtarët ose të ketë inskenuar vetë zhdukjen e tij.


Shtuar 7.01.2023 20:40