Kontrata e Ronaldos me Al-Nassr nuk përfshin kalimin te Newcastle

Kontrata e Cristiano Ronaldos nuk përfshin një kalim te Newcastle.

Dje, gazeta spanjolle Marca raportoi se, sipas kushteve të marrëveshjes mes lojtarit dhe Al-Nassr, Ronaldo mund të kalojë në Newcastle në formë huazimi nëse “bardhezinjtë” garantojnë një vend në Champions League në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, ky informacion është i rremë, sipas ESPN, duke cituar një burim në klubin saudit.

Lajmi për mundësinë e lëvizjes së Cristianos u mohua edhe nga trajneri i Newcastle , Eddie Howe, ku tha se,-“Ne i urojmë Cristianos të gjitha më të mirat në përpjekjen e tij, por nga këndvështrimi ynë, kjo nuk është e vërtetë”.

Ronaldo u transferua te Al Nassr në fund të dhjetorit, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025. /albeu.com


Shtuar 3.01.2023 22:01