Kongresi i dytë i ASh-së hap punimet, të pranishëm nga VMRO, Alternativa, Besa, BDI dhe VV (VIDEO)

Ka filluar punimet Kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët.

Në kongres kanë marrë pjesë pjesëtarë të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe liderin e deritanishëm dhe kandidat i vetëm për lider të ASh-së, Ziadin Sela.

Por gjithashtu në takim janë parë edhe pjesëtarë të partive tjera politike, duke përfshirë pjesëtarë të BDI-së, Besës, Alternativës, Partisë Demokratike Turke, VMRO-DPMNE-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.

Në pjesën e dytë kongresit do të zgjedhen udhëheqësit e organeve partiake dhe lideri i ri i partisë./albeu.com/


Shtuar 27.03.2022 14:20