Këtë të martë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, po mban fjalën hapëse, në Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën.
Balla evidentoi punën e bërë nga Shqipëria për të qenë një vend më i sigurt, ndërsa shtoi se vendi ynë është partnere e besuar e INTERPOL.
Gjithashtu, ai tha se sfidat me të cilat përballet sot Europa dhe jo vetëm, janë krimet kibernetike.
“Shqipëria me të gjitha ndjesitë, shijet e mikpritjen por edhe sigurinë publike.
Uroj që të gjeni kohë të shijoni bukur të mesdhetare që janë të veçanta, plazhet blu dhe trashëgimitë kulturore të Unesco-s.
Është hera e parë që Shqipëria drejton një event të INTERPOL-it të këtij niveli.
Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipëria dekada më parë, me siguri janë të mahnitur nga ndryshimi që vendi ynë ka bërë.
Vitin e fundit më shumë se 10 mln turistë vizituan Shqipërinë.
Rekord ky i të gjitha kohërave.
Gjithsesi presim që ky numër të tejkalohet në 2024 me rreth 40 përqind.
Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në INTERPOL dhe partnere e besuar. Sot kemi sfida në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Krimet kibernetike nuk njohin kufi dhe duan një përgjigje të koordinuar.
Drogërat sintetike janë vrasësi numër një i vrasjes së amerikaneve.
Kemi vepruar kundër përdorimit të këtyre drogërave”, u shpreh Balla.