Kompanitë franceze dëgjojë këshillën e Macron, Renault pezullon prodhimin në Moskë

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se po pezullon edhe një herë punën në fabrikën e tij në Moskë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Renault dhe kompanive të tjera franceze që të largohen nga Rusia, ndërsa ai iu drejtua parlamentit francez.

“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve,” u tha ai deputetëve francezë.

Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, ajo theksoi se tashmë ishte në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 22:02