Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për Gjirokastrën, nuk pranon marrjen e provave shtesë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike e ka çuar çështjen e 25 prillit deri në Gjykatë, pasi KAS ka rrëzuar kërkesën e tyre për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritje të tyre.

Më herët, avokati i PD, Ivi Kaso paraqiti provat, që sipas tij tregojnë se qeveria ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve në 25 prill.

Është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të tilla të qeverisë, sic është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët. Janë vendosur vendime të tjera, akordimi i fondeve në vlera të ndryshme për kategorinë rurale për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Pavarësisht ndalimit që parashikon legjislacioni 4 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht qëllimit që jo vetëm në mënyrë formale ndaloi mazhorancën që të përdorte burimet, por edhe dhënien e benfiteve kategorive të ndryshme të shtetasve, ky ndalim është shkelur me të dyja këmbët duke u përdoruri çdo burim shtetëror dhe benefit.  

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca, nga qeveria për të influencuar në rezultatin është e njëjta në të gjitha qarqet. Ajo që ndryshon janë aktorët.

Qeveria me anë të vendimmarrjeve synon dhe ja arrin në një masë domethënëse  duke ndikuar në mënyrë të paligjshme vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ky vullnet u deformua nëpërmjet ndërhyrjeve më arrogantë. Në rastin e Gjirokastrës iu mohua një pjesë e mirë e shtetasve, që ishin jo mbështetës së mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhje.

Nëpunësve civil, arsimtarëve iu kërkua raste konkrete për pjesëmarrje të detyruar në takime elektorale, por edhe lista që variojnë nga 20-30 emra”, u shpreh Kaso ne Kolegjin Zgjedhor.

Kujtojmë që sot KAS ka hedhur poshtë kërkesën e PD dhe LSI për tri qarqet e fundit, Elbasanin, Korçën dhe Fierin./albeu.com


Shtuar 31.05.2021 12:20