Kolegji Europian në Tiranë, Von der Leyen: Studentët e parë, ambasadorët e ardhshëm të idesë Europiane

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, ka mbajtur fjalën e saj për çeljen e kampusit të Kolegjit të Europës në Shqipëri, tha se është hapur në momentin e duhur.

Von der Leyen u shpreh se studentët e parë do të jenë ambasadrorë të idesë europiane.

“Ky është një moment i vecantë për mua, përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira. Në këtë kolegj do të kemi studentë nga Shqipëria, rajoni, BE dhe gjithkund. Ambasadorët e ardhshëm të idesë Europiane”, tha presidentja e KE.


Shtuar 16.10.2023 17:56