Kokainë në shtëpi, para dhe lojëra fati: Arrestohen 2 vëllezërit dhe 2 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi iu është gjetur një sasi kokaine dhe paisje për lojëra fati.

Policia bën me dije se u arrestua E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash”, njofton policia.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 47 vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine në shtëpinë e tij.

“•A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti”, thuhet në njoftim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

 


Shtuar 22.06.2021 10:25