Falsifikonte vula dhe kontrabandonte mallra pa akcizë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale S. J, i cili falsifikonte vula, stampa dhe formulare dhe kontrabandonte mallra pa akcizë.

Gjithashtu në pranga është vënë një 48-vjeçar i cili ka tentuar të vjedhe target e një mjeti në përdorim nga shtetasi A.R.

Policia ka vënë në pranga edhe F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”;

D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.

Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 10:26