Kokaina në kamionin me banana, administratori i arrestuar: Nuk kam lidhje me drogën

Ditën e djeshme në portin e Durrësit u kapën 11 kg e 650 gram kokainë në portin e Durritë. Kokaina u gjet në kontenjerin e një kamioni me banane. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuar Bajron Gumeni, administratori i firmës që importon banane.

Sot është zbardhur dëshmia e tij. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka lidhje fare me drogën e kapur.

“Nuk kam lidhje fare me drogën. Kemi porositur vetëm ngarkesën me banane. Droga nuk ishte në kontejner por ishte improvizuar në një vend të posaçëm, në pjesën fundore të kontejnerit.” mësohet  të ketë thënë  Gumeni./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 12:26