Koçeku kritikon qeverinë për zjarret: Paketat nuk mbrojnë natyrën, ndërsa Shqipëria po humbet pasurinë e saj më të madhe

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila është shkëputur nga PS dhe i është bashkuar protestës, ka reaguar lidhur me zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, nga veriu në jug.

Ajo rendit disa prej territoreve të prekura nga flakët dhe nënvizon se, pavarësisht nëse zjarret janë shkaktuar qëllimisht apo kanë ardhur si pasojë e një aksidenti, pasojat për natyrën dhe parqet kombëtare janë të rënda.

Të lidhura

None found

Sipas Koçekut, përballimi i zjarreve duhet trajtuar si një çështje sigurie kombëtare. Për këtë, shteti duhet të ketë planifikim, pajisje, përgatitje dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, në vend që të veprojë vetëm pasi flakët të kenë përfshirë zonat pyjore.

Koçeku shprehet se një shtet solid nuk mund ta lërë mbrojtjen nga zjarret në dorë të improvizimit, por duhet ta përfshijë atë në një strategji sigurie të mbështetur te planifikimi, mjetet e nevojshme dhe parapërgatitja e vazhdueshme.

Deputetja ka vënë në pikëpyetje edhe zgjedhjet e qeverisë, duke iu referuar “Paketës së Maleve”. Ajo thekson se ruajtja e pasurisë natyrore duhet të jetë një nga prioritetet kryesore.

Koçeku paralajmëron se me politika dhe paketa të tilla nuk rrezikohen vetëm malet, por edhe demokracia dhe pasuria më e madhe e Shqipërisë, natyra e saj.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetturkey girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom