KLP miraton listën, kush janë tre kandidatët në garë për drejtimin e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton listën për kandidatet për drejtues te SPAK, Adnan Xholi, Altin Dumani, Edvin Kondili. KLP ka administruar edhe platformat e tyre. Sipas relacionit ata plotësojnë kushtet ligjore.

Kushtet që duhet të plotësojnë janë:

-Të jetë prokuror në SPAK

-Të mos jetë drejtues aktualë të SPAK

-Të kenë dorëzuar platformën e  tyre

-Të mos kenë masë disiplinore

Nga verifikimet rezultoi se të tre nuk janë drejtues aktual

-Janë prokurorë që kanë kaluar procesin e vetingut

-Kanë dorëzuar platformat e tyre

-Nga verifikimet nuk kanë masa disiplinore në fuqi

Në dhjetor do zhvillohen intervistat me 3 kandidatët.

Intervistat e kandidateve dhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK pritet të zhvillohen në një ditë. Për datën, KLP do vendos në ditët në vijim./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 10:45