“Kloun i Putinit”, Mateo Salvini përballet me incident në kufirin Poloni – Ukrainë

Politikani italian i të djathtës ekstreme, Mateo Salvini, i cili ishte fotografuar më herët në Moskë teksa mbante veshur një bluzë në të cilën ishte vendosur fotografia e Vladimir Putinit, është gjendur përballë një pozite të palakueshme derisa ka vizituar kufirin në mes të Polonisë dhe Ukrainës.

Teksa Salvini kishte tentuar të fliste për media, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, i ka ndërhyrë duke ia ndërprerë fjalën dhe duke e shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini e kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.

Ëojciech Bakun e ka quajtur Salvinin si mik të Vladimir Putinit, derisa janë dëgjuar edhe njerëz të tjerë teksa e kanë quajtur ish-zv.kryeministrin italian si “kloun”.

Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën si “një nga shtetarët më të mirë.” Ai ka mohuar se ka marrë para nga Kremlini./GazetaExpress


Shtuar 8.03.2022 18:39