Është zbuluar vajza që futi në konflikt dy dy personat në Maliq, ngjarje që çoi në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço.
I riu u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuarin e Maliqit, për shkak se kishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit.
Sipas policisë, autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë janë tre, të cilët janë ndaluar dhe u lanë në burg nga Gjykata e Korçës.
Martina P., dyshohet se kishte një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, por po ashtu ajo kishte nisur komunikimet përmes rrjeteve sociale edhe me 26-vjeçarin Martin Çeço.
Rrjetet sociale
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se adoleshentja ka disa profile në Facebook, ku rezulton se ajo mban si foto të profilit reperin 2Ton.