Kjo është 50-vjeçarja që u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj në Fier (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Sheq i madh” në Fiër. Një 50-vjeçare, e identifikuar si Valdete Manaj është gjetur e vrarë në banesë. Bashkëshorti i saj, Petrit Manaj ishte ai që lajmëroi policinë duke thënë se gruaja e tij kishte vrarë veten me thikë.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se autor i ngjarjes kishte qenë 56-vjeçari Petrit Manaj, i cili më pas ka pranuar dhe krimin e rëndë dhe shkak i vrasjes është bërë xhelozia.

Fotoja që shihni më poshtë është e viktimës. Burime për Albeu.com bëjnë me dije se para se të ndodhte ngjarja tragjike çifti është zënë, pasi në trupine  autorit janë konstatuar shenja gërvishtjeje.

Tashmë, autori është vënë në pranga ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 8.02.2022 15:50