Kishte kthyer lokalin në “dyqan” droge, arrestohet menaxherja, shpallet në kërkim pronari (EMRI)

Zbulohet një lokal që ishte kthyer në strehë të shitjes së lëndë narkotike. Policia e Kurbinit ka arrestuar menaxheren e lokalit Merita Sallaku dhe po ashtu ka shpallur në kërkim pronarin, shtetasin me inicialet K.L 36-vjeç. Kjo pasi ata akuzohet se përdornin lokalin e tyre për shitjen e lëndëve narkotike.

Policia njofton se ‘në Kurbin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është goditur një tjetër rast i përshtatjes së lokalit, për përdorim dhe shitje të drogave. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të cilët u kapën në flagrancë me doza kokaine, në lokal. Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit.

Gjithashtu është vënë në pranga një shtetas tjetër që është kapur në flagrancë në Laç, me doza kanabisi. Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.


Shtuar 19.11.2023 15:31