“Kishte konsumuar alkool e u fut në det”, zbardhen detaje të reja për vdekjen e turistit italian në Sarandë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e turistit italian në Sarandë, i cili ndërroi jetë në spital.

Sipas burimeve, 33-vjeçari Domeniko Niccoli ishte për pushime me familjen në Sarandë.

Të lidhura

None found

Në spital ai ka shkuar direkt nga plazhi pas shfaqjes së problemeve me zemrën.

Gjithashtu mësohet se 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool dhe kur është futur në det nuk është ndjerë mirë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore nuk mundi dot të mbijetonte.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës shkak për vdekjen e tij ka qenë arresti kardiak.

Ndërkohë trupi i tij do te transportohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekësore më të detajuar për të mësuar shkaqet e vdekjes./albeu.com/