Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 65-vjeçar, i cili kishte fshehur lënë narkotike në banesën e tij.
Policia bën me dije se 65-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal në të njëjtën fushë.
(
Gjatë operacionit policor të koduar “Përsëritësi” në fshatin Nivic, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Q., ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Nivic, Tepelenë, shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.