Kishte armën me fishek në gojë, momenti kur policia arreston atentatorin e Kastratit

Detaje të reja bëhen me dije nga arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. 37-vjeçari Albert Zaja, u arrestua sot nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës, ndërsa dyshohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna.

Gjatë arrestimit, Zajës i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë.

Mësohet se RENEA ka ushtruar kontrolle në disa banesa e biznese, ku dyshohej se fshiheshin katër të shpallurit në kërkim.

Në momentin e parë që ka kuptuar se policia ka zbarkuar në Nikël dhe kuptoi se ishte i rrethuar, Albert Zaja ka tentuar të largohet, por ka sukses. Pasi RENEA e ka ndaluar ai nuk ka bërë rezistencë.

Kujtojmë se të dyshuar për këtë vrasje janë Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç. Prej tyre është arrestuar vetëm Zaja, ndërsa 3 të tjerët janë ende në kërkim nga policia.


Shtuar 21.03.2021 18:19