Berisha: Tirana është mbushur me shqiptarë në mbështetje të studentëve, Rama po shkon drejt fundit

Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të jetë pjesë e protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, duke theksuar se në Tiranë është mbledhur e gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve.

Sipas tij, fundi i kryeministrit Rama është pranë.

Të lidhura

None found

Berisha tha se studentët po përballen me dhunë barbare nga “narkodiktatori”, ndërsa protestës së tyre i janë bashkuar edhe sindikatat dhe forcat politike opozitare.

Ai shtoi se dhjetëra mijëra qytetarë po mbërrijnë në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit, ndërsa një pjesë e tyre kanë ardhur që mbrëmjen e kaluar.

“Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë, në mbështetje të plotë të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po ushtron dhunë barbare ndaj tyre. Studentët, sindikatat dhe forcat politike opozitare janë sot në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore”, u shpreh ai.

Berisha e cilësoi përballjen e Edvin Kristaq Xhelatit me studentët si një betejë që do të çojë në përfundimin e tij politik, të cilin e përshkroi si të turpshëm dhe të merituar.