Kishin humbur në zonën malore të Skraparit, gjenden pas 12 orësh kërkime turistët

Janë gjetur pas 12 orësh kërkime gjashtë turistë që kishin humbur në malet e Skraparit.

Ata kishin braktisur në një zonë të hapur malore motorët më të cilët kishin mbërritur në Skrapar dhe pasi kishin ecur për në këmbë për disa orë kishin humbur orientimin në pyjet e thellë të Postenit.

Djali i njërit prej turistëve kishte ngritur alarmin nga Franca, duke telefonuar e njoftuar edhe ambasadën. Menjëherë pas njoftimit, dhjetëra efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar janë nisur drejt malit dhe vetëm pas 12-orë kërkimesh ata i kanë gjetur turistët në vendin e quajtur “qafa e gjarprit”.

Asnjë nga turistët nuk është i lënduar dhe ata janë kthyer me policinë në vendin ku ata kishin parkuar motorët dhe janë larguar më pas nga qyteti i Skraparit.

 


Shtuar 23.09.2023 12:27