Ish kryeministri Sali Berisha, i është kundërpërgjigjur akuzave të ambasadores amerikane, e cila është shprehur se Berisha kishte ndërhyrë për të spostuar shpalljen e tij “Non Grata”, gjë që sipas saj ishte e pamundur.
“Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” & askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme”, hkruajti Kim në Tëitter më herët gjatë ditës së sotme.
Ndërsa në takimin me sipmatizantët e PD në Korçë ish kryeministri Sali Berisha e mhoi kategorikisht që të kishte bërë negocime pas shpalljes së tij non-grata dhe shtoi se i vetmi instrument të cilin ai kishte menduar ksishte qenë gjykata e Francës ku edhe ka paditur sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Berisha: Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetari i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje.