“KFOR të marrë nën kontroll veriun”, Albin Kurti reagon për deklaratën e Ramës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga media boshnjake “Istraga” lidhur me propozimin e homologut të tij shqiptar Edi Rama se “Veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR”. Siç raporton ky medium, që thotë se biseda e plotë me Kurtin do të publikohet të dielën, Kurti ka deklaruar se kudo në shtetin tonë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

Gjithashtu Kurti është shprehur se “kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”, dhe kjo “formulë nuk duhet ndryshuar”.

Të lidhura

None found

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti për “Istraga”, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Edi Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s.

Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar.


Shtuar më 28.09.2023 22:06

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş