Kevin dhe One i bëjnë “namin” shqiptarit në Itali, i gjendet kokainë e fshehur në kopsht

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Terni, Itali.

41-vjeçari ishte hetuar më parë për krime të lidhura me drogën. Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet gjysmë kilogrami kokainë.

Qentë Kevin dhe One, nga grupi i qenve Pesaro, gjurmuan drogën në kopsht.

Gjatë kontrollit, shqiptari reagoi dhunshëm dhe u denoncua edhe për rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Dy qentë gjetën të fshehur në kopsht, mbështjellës të ndryshëm me kokainë me një peshë totale rreth 460 gram dhe një peshore precize, material për paketimin e drogës dhe çanta të ndryshme që përmbanin para në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Gjithsej u konsifkuan rreth 15.400 euro./Albeu.com /


Shtuar 9.07.2023 21:52