“Këtu nuk është Serbi”, agravon dhuna në Malin e Zi (VIDEO)

Mali i Zi ditën e sotme është përfshirë nga protesta të dhunshme, pas zgjedhjes së kreut të ri të Kishës Serbe, Ioaniki.

Dhjetëra qytetarë bllokuan me goma dhe gurë aksin rrugor Podgoricë-Cetinje, për të ndaluar ceremoninë që pritet të mbahet ditën e nesërme në Manastirin e Cetinjes.

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e protestuesve ishin mbledhur nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze të cilët lëshonin parulla “Këtu nuk është Serbi”.

Më herët, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes dhe u përplasën me policinë./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 19:23