Britania e Madhe ka miratuar sanksione ndaj shtatë shtetasve rusë që lidhen me zhvillimin dhe prodhimin e armëve kimike të përdorura në helmimet në Salisbury, si edhe në raste të tjera të raportuara ndër vite.
Të lidhura
None found
Autoritetet britanike bëjnë të ditur se masat godasin persona të përfshirë në kërkimin dhe sintezën e agjentëve nervorë si Novichok, të përdorur në sulme që kanë shkaktuar viktima civile, mes tyre aktivistin rus të opozitës Alexei Navalny dhe shtetasen britanike Dawn Sturgess.
Si pjesë e këtij vendimi, sanksione janë vendosur gjithashtu ndaj dy qendrave kërkimore ruse, të identifikuara si SC Signal dhe GNIII VM, si edhe ndaj drejtuesve dhe specialistëve të tyre kryesorë.
Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Yvette Cooper, deklaroi se përdorimi i armëve kimike nga Rusia përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim për sigurinë globale, duke nënvizuar se Londra do të vazhdojë të marrë masa në koordinim me aleatët për të penguar përdorimin e tyre.
