Kombet në mbarë botën po garojnë për të identifikuar sa raste të variantit Omicron Covid-19 kanë, pasi frika mbi përhapjen i detyron qeveritë të mbyllin kufijtë dhe të rishikojnë kufizimet.
Mutacioni i ri, Omicron, i cili është potencialishtmë i transmetueshëm, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është zbuluar në disa vende.
Albeu.com ju sjell më poshtë një listë e vendeve që kanë konfirmuar rastet e para me këtë variant.
Australi: 2 raste
Austri: 1 rast
Belgjikë: 1 rast
Botsvana: 19 raste
Kanada: 2 raste
Republika Çeke: 1 rast
Danimarka: 2 raste
Gjermani: 3 raste
Hong Kong: 3 raste
Izrael: 1 rast
Itali: 1 rast
Holandë: 13 raste
Portugali: 13 raste
Afrika e Jugut: 77 raste
Mbretëria e Bashkuar: 9 raste./albeu.com