Këto janë ushqimet që “vjedhin” energjitë tona

Gjatë ditës të gjithë kemi luhatje. Kjo mund të jetë për shkak të një numri faktorësh dhe dieta është një prej tyre.

Dhe ka kuptim pasi ushqimi është “karburanti” kryesor i trupit. Ka ushqime të ndryshme që “vjedhin” energjinë tonë dhe ulin nivelet e saj. Shihni më poshtë disa prej tyre:

Ushqime të skuqura: Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet e skuqura e kombinuar me mungesën e fibrave ngadalëson tretjen, kështu që trupit i duhet shumë kohë për të shfrytëzuar lëndët ushqyese që i duhen për të prodhuar energji.

Makaronat e bardha: Karbohidratet e përpunuara, të tilla si ato që gjenden në spageti të bardhë, bukë të bardhë dhe oriz të bardhë, bëjnë që sheqeri juaj të luhatet ndjeshëm, gjë që përkthehet në një luhatje të mprehtë të niveleve tuaja të energjisë.

Drithërat që kanë sheqer: Sasia e madhe e sheqerit që ata kanë në kombinim me përmbajtjen e ulët të fibrave çojnë në “kriza” të urisë dhe përgjumjes gjatë ditës. Drithërat e plota janë zgjedhja më e mirë, pasi fibra siguron një rrjedhje të qëndrueshme të energjisë për orë më të gjata./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 16:03