Shkencëtarët për vite me radhë po kërkojnë “sekretin” që do të ndihmojë njerëzit të heqin qafe kilogramët e tepërt dhe të stabilizojnë peshën e tyre. Dihet mirë se kufizimi i kalorive dhe ushtrimet janë zgjidhja e problemit. Sidoqoftë, ka disa ushqime që sipas studimeve mund të na zvogëlojnë oreksin dhe kështu të kontribuojnë në humbjen e peshës.
- Mollët
Mollët janë një zgjidhje ideale, ndërsa në të njëjtën kohë zvogëlojnë ndjenjën e urisë pasi përmbajnë pektinë e cila ndihmon në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak, informon albeu.com
- Kumbullat e thata
Konsumi i kumbullave të thata vepron si një shtypës i urisë. Kjo sepse fibra dhe sorbitoli në kumbulla stabilizojnë glukozën në gjak dhe ulin ndjenjën e urisë, ndërsa në të njëjtën kohë mbulojnë dëshirën për një shije të ëmbël.
- Çokollata e zezë
Sipas hulumtimeve, konsumimi i një sasie të vogël të çokollatës së zezë zvogëlon ndjenjën e urisë. Përbërjet në çokollatën e zezë ngadalësojnë tretjen dhe na bëjnë të ndjehemi të ngopur për më gjatë./albeu.com