Këto janë gabimet më të zakonshme që bëjmë kur lajmë dhëmbët

Larja e rregullt e dhëmbëve është një nga gjërat më të rëndësishme për higjienën e gojës.

Sidoqoftë, që pastrimi i dhëmbëve të jetë efektiv, nuk mjafton të jetë i rregullt, por duhet të bëhet në mënyrën e duhur.

Në fakt, shumica bëjnë tre gabime themelore dhe të zakonshme. Shikoni më poshtë se cilat janë ato:

Përdorim furçën e gabuar të dhëmbëve

Shumë njerëz zgjedhin një furçë dhëmbësh të fortë, pasi besojnë se pastron dhëmbët në mënyrë më efektive. Sidoqoftë, furçat e forta të dhëmbëve duhet të përdoren vetëm nga ata që kanë dhëmbët e bëra.

Lajmë dhëmbët në një kohë të gabuar

Ne duhet të lajmë dhëmbët të paktën dy herë në ditë, një herë natën para gjumit dhe një herë në mëngjes, por pasi të hamë mëngjes.

Nuk përdorim fill dentar

Furça e dhëmbëve pastron sipërfaqet e dhëmbëve, por jo hapësirat midis dhëmbëve, nga ku fillojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe krijohet karies më lehtë. Prandaj, duhet të përdorni fillin, veçanërisht nëse keni dhëmbë me hapësira të ngushta interdentale ose nëse dhëmbët tuaj janë të shtrembër./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 20:40