Këshilli Evropian hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, sipas Michel.


Shtuar 14.12.2023 18:56