Kërkuan pushime por u pushuan direkt! Avokati zbulon si nisi bllokimi i kontrollorëve në Rinas

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi, mohoi që punonjësit janë futur në një grevë.

I ftuar në “Open”, Kthupi tha se kjo situatë që ka ardhur në këtë gradë ka nisur me vetëm dy kontrollorë dhe më pas aty u janë bashkuar edhe të tjerët.

“Ishin dy kontrollorë. Ata paraqiten fillimisht letrat dhe kanë kërkuar periudhë rikuperimi. Pasi paraqitën dokumentet, u kërkuar që të bëhej menjëherë shkëputja e tyre nga puna dhe për mendimin tim ishte totalisht pa të drejtë. U kërkua që tu zgjidhej kontrata e punës. Më pas, duke e parë sa e padrejtë ishte kjo situatë, u bashkuan edhe të tjerët.

 


Shtuar 7.04.2021 10:04