Kërcet arma në Tiranë, 50 vjeçari në gjendje kritike dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri  një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri  një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shtuar 7.04.2021 22:25