Është kohë premtimesh. Më së shumti vendet e punës premtohen nga miqtë që sigurojnë një karrige për të njohurit e tyre që më herët mund të kenë bërë një nder. Por është fakt se premtimi për një vend pune karshi parave që paguhen, është një realitet që vijon të dërgojë në qeli ndërmjetësuesit.
I tillë ishte edhe rasti i 27 vjeçarit me inicialet A.H që përfundoi në pranga pas denoncimit të një qytetareje “të peshkuar” prej tij.
Gazeta “Si” disponon dosjen e policisë në të cilën 28 vjeçarja rrëfen se si u mashtrua për një vend pune, dhe që rezulton se nuk është një vend dosido. Por pikërisht një vend pune në agjensinë e trajtimit të pronave, ku përflitet se nuk është fort e lehtë që të hysh si punonjës.
E reja u mashtrua aq lehtë, saqë i dyshuari I kërkoi t’i depozitonte dokumentat në një adresë emaili të hapur prej tij ku shkruhej “ministria e drejtësisë sekretaria”. Madje gjatë pritjes ajo shkoi tek Ministria e Drejtësisë për të pyetur se kur do ta njoftonin për punën dhe pas kësaj ajo ka kuptuar se me shumë mundësi ishte mashtruar.
D.B është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe qëllimi i saj ishte të punësohej si juriste në një institucion shtetëror, por ende nuk e kishte bërë të mundur këtë gjë deri ditën kur kontaktoi me 27 vjeçarin.
“ A. H e njoh prej kohës kur kryem masterin në fakultet dhe gjithashtu e kam shok në Instagram. Në datën 25 janar pashë një postim të tij ku ai fliste për një projekt ku synonte të punësonte një asistente jurist”.
E reja menjëherë pas njoftimit komunikoi me të dyshuarin , që iu përgjigj se do ta niste një numër telefoni pasi ai të fliste me ta për punësimin
“Mbasi fola me këtë numër, dhe më dërgoi një kartë identiteti me emrin e shtetasit E.T. Fola me OJF në ëhat’s up dhe më orientuan të bëja dokumentat dhe se duhet të paguaja një tarifë prej 100 euro. I dërgova eurot përmes transfertës në llogarinë e E.T”
Por pas dorëzimit të 100 eurove , personi me të cilin ajo komunikoi në ëhats up i shmangej duke u justifikuar se ishte sëmurë pasi ishte prekur nga covid.
“Në këto kushte I bëra screen shoot bisedës dhe ja nisa A.H dhe me tha mos u merr më me Inlab, pasi është hapur një vend pune tjetër në agjensinë e trajtimit të pronave dhe për t’u punësuar aty duhet të paguaja nën dorë shumën prej 350 euro te një personel që punonte tek burimet njerëzore e cila nuk do ta bënte njoftimin për vend pune si jurist”- kallzon D.B
Në ditët në vijim I dyshuari I ka dërguar si person kontakti një qytetare me inicialet K.M që e mashtruara e ka takuar në një lokal pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kësaj shtetaseje vajza I ka dhënë atë ditë 250 euro.
“ Ajo më tha se duhet të paraqitesha të nesërmen pranë Ministrisë së Drejtësisë për të firmosur kontratën e punës dhe t’i kisha me vete dokumentat. Pas kësaj A. H më njoftoi se duhet t’i dorëzoja dokumentat në adresën ministriaedrejtësisë sekretaria@ outlook.com dhe pastaj më njoftoi se duhet t’i dorëzoja me postë”. E reja ka preferuar që ti dërgojë me postë dokumentat drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht nga aty i ka mbërritur telefonata që ka zbuluar mashtrimin
“ Zonja mu prezantua si shefja e protokollit në Ministri të Drejtësisë dhe më pyeti se përse I kisha dërguar dokumentat. I thashë që më ka thënë A.H, punonjësi juaj. Aty më bëri të ditur se ai nuk ishte punonjës I tyre. Më kërkoi t’i tërhiqja dokumentat ose do mi dërgonte me postë’
E reja sërisht ka komunikuar me mashtruesin që është justifikuar se dokumentat do t’i tërhiqte vajza që ai I dërgoi në takim dhe se nuk ishte e vërtetë që ai nuk punonte tek Ministria e Drejtësisë
“ Pas kësaj fillova të dyshoj tek A. dhe shkova t’i tërheq vetë dokumentat. Aty mësova se shtetasja K.M nuk punonte në ministri por pranë shërbimit të provës. I kërkova takim A.H dhe I kërkova të më kthente lekët por ai kërkoi kohë duke qenë se sipas tij duhet t’ua kërkonte njerëzve që I kishin premtuar se do më punësonin”
Pas kësaj bisede , I dyshuari ka fikur telefonin dhe I ka bërë bllok të mashtruarës derisa ajo mbas shumë përpjekjesh për ta takuar është bindur se nuk kishte asnjë rrugë zgjidhje tjetër përvecse t’i drejtohej policisë.