Këtë të mërkurë, Gjykata e Fierit, ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj Fredi Belerit. Seanca e radhës do të mbahet më 2 shtator.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u paraqit sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Dy seancat e mëparshme dështuan, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën dhe do të paraqesë argumentet kundër lirimit me kusht të Belerit./