Policia e Tiranës, ka arrestuar nënë e bir, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas policisë, të kërkuarit akuzohen për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Të arrestuarit janë Deshira Goseni, 63-vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nënë e bir ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas në Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, ka nisur punën për ekstradimin e tyre drejt shtetit fqinj, aty ku do përballen me drejtësinë