Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i mashtruesit të monedhave virtuale Faruk Fatih Özer, i cili u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq.
Mësohet se shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollarë, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.
Bëhet e ditur se që prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.
Po ashtu edhe E.H i janë vënë prangat.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Turqit kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë./albeu.com