Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti dhe rreziku i një sulmi kinez mbi Tajvanin është në rritje, Japonia ka vendosur të zhvilloje raketa me rreze më të gjatë.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, Japonia do të zhvillojë dhe prodhojë në masë, raketë lundrimi dhe raketë balistike me shpejtësi të lartë për të goditur objektiva më të largëta, si pjesë e një zgjerimi ushtarak kundër kërcënimeve të mundshme nga Kina dhe Rusia.
“Kina vazhdon të kërcënojë se do të përdorë forcën për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në dhe po thellon aleancën e saj me Rusinë”, tha ministria në kërkesën e saj buxhetore.
Alarmi për ambiciet rajonale të Kinës u rrit këtë muaj, pasi ajo lëshoi pesë raketa balistike në ujërat më pak se 160 km (100 milje) nga Japonia, shkruan Reuters.
Kjo është parë si shfaqje e forcës ushtarake nga Pekini, pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin.
Ministria përmendi gjithashtu edhe Korenë e Veriut si një kërcënim për Japoninë.