Këngëtari shqiptar triumfon në MTV EMA Awards 2021 (FOTO LAJM)

Në “MTV EMA Awards” këtë vit kanë marrë pjesë dy shqiptarë, Rita Ora dhe Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears. Ky i fundit është vlerësuar me çmimin Artisti më i mirë zvicerian.

Evenimenti u mbajt mbrëmjen e djeshme në Budapest të Hungarisë.

Në një postim në Instagram, Gjon shprehu falenderime për fansat që kanë votuar për të. “Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që Gjon’s Tears arriti një sukses të madh dhe me pjesëmarrjen në Eurovision ku fitoi vendin e tretë.


Shtuar 15.11.2021 12:07