Basha i përgjigjet Ramës për ironinë ndaj Tabakut: Ajo është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit

Pas ironisë së kryeministri Edi Rama ndaj deputetes demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha në Kuvend.

“Para se ti përgjigjem me shifra e fakte konkrete të konfirmuara jo nga tigrat e gënjeshtrës që mban afër, dua t’ju them znj. Kryetare të mos aplikoni standard të dyfishta. Ky njeri fyen individualisht e në grup opozitën. Ajo që iu referove është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit. E specializuar në universitetet më të mira të botës.

Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt kur të solli këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne. Nuk vijmë nga muri i Senës. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie. Mati mirë krahasimet. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Fjalorin e shteruar ruaje për shpinë tënde, nëse me këtë edukatë je rritur, dhe mos më bëj mua të jap kinon e plotë që meriton ndaj mbaje gojën. Je një hiç, të tillë të ka prodhuar vetvetja dhe kjo është taksa e një shoqërie që nuk diti të ndalë nga e kaluara. Ti je taksa edhe e një pjesë të PD.” u shpreh Basha./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 12:12