Babai i Raphael Dwamena ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 28-vjeçarit duke kCrkuar mbështetje financiare për dërgimin e trupit e tij nga Shqipëria në Gana.
“Ne kemi qarë shumë kur dëgjuam lajmin, por kemi besim te Zoti se do të na japë forcë,” tha Patrick Amoako Sefa, babai i Dwamenës në një intervistë për Peace FM.
Ai i bëri thirrje Shoqatës së Futbollit të Ganës dhe qeverisë për mbështetje financiare për dërgimin e trupit drejt atdheut të futbollistit.
“Kemi folur me bashkëshorten e tij dhe na tregoi se atje (Shqipëri) po merrnin masa për të siguruar një fluturim për ta sjellë trupin në Ganë. Por ne kemi nevojë për ndihmë për ta sjellë trupin në Ganë. Ne po i bëjmë thirrje Federatës së Futbollit të Ganës dhe të gjithë personave që të na ndihmojnë”, tha ai.
Kapiteni 28-vjeçar i Egnatias vdiq të shtunën, më 11 nëntor 2023, pasi humbi ndjenjat gjatë sfidës me Partizanin.
Raphael Dwamena, i cili kishte një histori të dokumentuar të problemeve të zemrës, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë teksa po transportohej në spital me një ambulancë./albeu.com