“Kemi frikë se na rrahin”, Piranjat në qendrën e të moshuarve në Pejë, dëshmitë rrëqethëse

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë trajtuar këtë të diel ngjarjen e rëndë që bëri bujë në të gjithë kufijtë shqiptarë dhe jo vetëm, atë të dhunës sëë ushtruar nga një infermiere në Pejë ndaj të moshuarës, e cila ishte dhe nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj.

Për të parë se çfarë ndodh brenda qendrës “Orenda” në Pejë, udhëtoi gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila fillimisht komunikoi me të afërmit e infermieres Aurona Pelaj, e cila kreu dhe aktin e rëndë ndaj të moshuarës.

Për babain e Auronës por dhe për xhaxhain e saj kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, dhe për këtë ata i kanë kërkuar falje jo vetëm familjarëve të të moshuarës por mbarë opinionit p[publik.

Ndërkohë gazetarja Ledjona Xheladinaj vizitoi nga pranë dhe qendrën “Orenda” ku komunikoi me pronarin e këtij institucioni, stafin por dhe me vetë të moshuarit që banojnë aty.

Nga ajo që dëgjojmë nga të moshuarit të cilët pavarësisht se janë nën survejimin e rreptë të stafit, kuptojmë që rasti i nënës së dëshmorit Taulant Nuraj, nuk është i izoluar dhe as i vetmi.

“Këtu tutna, kemi frikë se na rrahin. Se këta kur bëjmë gabime të rrahin”, dëgjohet teksa flet një e moshuar. /Abcnews.al/