KE dënon presionin politik ndaj SPAK-ut pas çështjes Balluku

Komisioni Europian vlerëson hapat përpara të Shqipërisë në reformimin e drejtësisë, por njëkohësisht shpreh kritika të forta për sulmet politike kundër Prokurorisë së Posaçme dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Sipas raportit vjetor për Sundimin e Ligjit, të publikuar të premten, këto qëndrime synojnë të ushtrojnë ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor.

Në dokument theksohet se reagimet e qeverisë dhe të shumicës në Kuvend ndaj hetimeve të SPAK-ut për zyrtarë të lartë përbëjnë ndërhyrje të papërshtatshme në drejtësi, ndërsa rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve te institucionet.

Të lidhura

None found

Raporti nënvizon se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të një zyrtari të nivelit të lartë, i marrë me kërkesë të SPAK-ut, si dhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të të njëjtit zyrtar, u pasuan nga reagime të ashpra negative të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Mes tyre, sipas Komisionit, kishte edhe sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore.

Institucionet drejtuese të gjyqësorit reaguan publikisht dhe dënuan trysninë politike ndaj drejtësisë. Komisioni rikujton gjithashtu standardet europiane, sipas të cilave çdo pushtet shtetëror ka detyrimin të mbrojë dhe të forcojë besimin e publikut te institucionet kushtetuese, përfshirë gjyqësorin.

Ky vlerësim publikohet në një periudhë kur raportet ndërmjet qeverisë dhe SPAK-ut janë tensionuar ndjeshëm për shkak të hetimeve që përfshinë zyrtarë të lartë të mazhorancës, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në muajt e fundit, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të Partisë Socialiste e kanë akuzuar publikisht SPAK-un se ka tejkaluar kompetencat, ndërsa kanë paralajmëruar ndërhyrje në legjislacionin procedural. Në të njëjtën kohë, deputetë të shumicës paraqitën ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me synimin për të shtuar kategoritë e zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra gjatë hetimit. Komisioni shfaq shqetësim edhe për këto nisma në pjesën e raportit që trajton balancën ndërmjet pushteteve.

Dokumenti sjell në vëmendje edhe refuzimin e Kuvendit për t’i hequr Ballukut imunitetin, siç kishte kërkuar SPAK-u lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Sipas Komisionit, ky vendim krijoi shqetësime për respektimin e kontrollit dhe balancës së pushteteve, si edhe për parimin e barazisë përpara ligjit.

Brukseli paralajmëron se nismat që synojnë të kufizojnë pezullimin nga detyra të zyrtarëve gjatë procedimeve penale mund të dobësojnë efektivitetin e hetimeve, përfshirë ato që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë. Raporti vëren gjithashtu se momenti kur këto propozime u paraqitën mund të ushqejë perceptimin e pandëshkueshmërisë.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Komisioni ruan një vlerësim pozitiv për veprimtarinë e SPAK-ut. Në raport thuhet se struktura e posaçme vazhdoi të tregonte pavarësi dhe aftësi të konsoliduara për të prodhuar rezultate në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, megjithëse media dhe politika kanë raportuar përpjekje për diskreditimin e saj, ushtrimin e presionit dhe ndikimin e papërshtatshëm.

Në një seksion tjetër të dokumentit evidentohen edhe kërcënimet fizike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve gjatë periudhës së monitorimit. Si pasojë, tetë magjistratë u vendosën nën mbrojtje. Komisioni përmend gjithashtu mbingarkesën e sistemit, veçanërisht në Gjykatën e Apelit, si dhe vështirësi të tjera, ndër të cilat mungesa e burimeve njerëzore.

Pas publikimit të raportit, Ministria e Drejtësisë e përqendroi reagimin e saj kryesisht te konstatimet pozitive, ndryshe nga vëmendja që dokumenti i kushton presionit mbi institucionet e drejtësisë.

Në njoftimin e saj, ministria deklaroi se raporti i këtij viti dëshmon konsolidimin e përparimit të bërë në reformën në drejtësi dhe vijimin e avancimit të Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve europiane në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministria theksoi se dokumenti vlerëson mbylljen e procesit të rivlerësimit kalimtar, rezultatet e arritura kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe përmirësimin e efikasitetit të gjyqësorit. Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se Komisioni ka përcaktuar edhe fusha ku kërkohet punë e mëtejshme për forcimin e sundimit të ligjit.


Shtuar 18.07.2026 10:06

MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş