Messi flet për foton e vitit 2007 me Yamalin para finales së Kupës së Botës

Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës, është shprehur për fotografinë e famshme të vitit 2007, ku shfaqet duke larë Lamine Yamalin kur ky i fundit ishte foshnjë. Reagimi i tij vjen para përballjes së shumëpritur mes Argjentinës dhe Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Finalja e madhe e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën mbrëma, ndërsa Messi dhe Yamali tashmë konsiderohen ndër emrat më të rëndësishëm të dy përfaqësueseve.

Të lidhura

None found

Historia që lidh dy futbollistët është e veçantë, pavarësisht diferencës së madhe të moshës. Në kohën kur luante te Barcelona, Messi e kishte ngritur një herë Yamalin gjatë një fushate të Unicef.

Pas plot 19 vitesh, fotografia e realizuar në atë rast është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale. Messi ka folur tani për herë të parë publikisht për atë moment.

“Sinqerisht, ajo foto është çmenduri sepse kjo është thjesht jeta, apo jo?”, ka thënë fillimisht Messi.

“Bëra një foto me të kur ishte foshnjë, dhe tani ja ku jemi gati të përballemi me njëri-tjetrin në finalen e Kupës së Botës”.

“Lamine është një talent i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër sepse luan për klubin që e dua [Barcelonën]. Gjithmonë i uroj më të mirën dhe gjithmonë dua më të mirën për të”.

“Në vetëm 19 vjeç, Lamine është tashmë një nga figurat kryesore në futbollin botëror dhe e ka gjithë karrierën përpara”.

“Ai ka një mundësi të mrekullueshme për të arritur diçka vërtet historike – të cilën ne, këtë herë, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë ta parandalojmë. Dua vetëm t’i uroj gjithë të mirat”.

“Tani për tani, ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk ka dyshim për këtë. I uroj fat, sepse çdo gjë që është e mirë për të, do të jetë e mirë edhe për Barcelonën”, përfundoi legjenda argjentinase. //


MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş