Kate vesh fustan rozë për vogëlushen me leucemi që donte të takonte një princeshë

Dukesha e Kembrixhit e ka mbajtur premtimin e dhënë një vajze të vogël që dëshironte të takonte një princeshë të veshur me ngjyrën e saj të preferuar rozë.

Kate Middleton ftoi Mila Sneddon dhe familjen e saj në shtëpinë zyrtare të Mbretëreshës në Edinburg dhe kishte veshur një veshje të ngjashme me 5- vjeçaren

Mila aktualisht është duke bërë kimioterapi për leucemi.  Ajo më parë kishte biseduar në telefon me dukeshën pasi fotografia e saj u zgjodh për një ekspozitë./albeu.com

Shtuar 28.05.2021 14:42