Dalin pamjet, Ledri Vula vaksinohet kundër Covid-19 në Tiranë

Ledri Vula është vaksinuar kundër Covid-19, proces të cilin e ka kryer në Shqipëri pasi posedon pasaportën shqiptare.

Së fundmi janë ndarë disa momente të vaksinimit të tij nga “Telegrafi” në një nga qendrat e shpërndarjes së vaksinave në Tiranë. Me të parë yllin e hip-hopit, shumë prej personave që ishin të pranishëm në sallë kanë shrytëzuar rastin për të bërë foto me të.

Përsa i përket, projekteve muzikore Ledri më në fund publikoi këngën më të re, që mban titullin “Don mo”.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është Morena Taraku, e cila duket mjaft tërheqëse. Ledri nuk zhgënjen asnjëherë dhe padyshim që ky projekt muzikor kaq ritmik do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.


Shtuar 19.05.2021 13:44