Rikthehen në garë emrat e hequr, PD fiton kundër Celibashit

KAS ka vendosur me shumicë votash të pranojë ankimimin e PD-së, që kërkoi lejimin e 222 kandidatëve të paraqitur prej saj në lista për zgjedhjet e 25 prillit.

Në vendimin e KAS thuhet se u vendos “pranimi i kërkesës së PD dhe Kalicionit Aleanca për Ndryshim për regjistrimin e listave shumë emërore”, dhe u vendos ndryshimi i vendimit të komisionerit.

Sjellim në vëmendje PD u ankua në KAS pasi KQZ vendosi t’u heqë dhjetëra kandidatë nga lista. PD dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153.

Kundër vendimit të marrë sot nga KAS mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve.


Shtuar 23.03.2021 13:28